Lufta në Ukrainë po prek tani edhe Gjermaninë. Jo vetëm vaji i gatimit është më i shtrenjtë dhe i racionuar, por në disa Republika edhe mielli dhe kripa janë shtrenjtu.
Disa nga raftet e supermarketeve janë zbrazur, në rajonin Heilbronn, Baden-Württemberg, kërkesa për miell pothuajse është dyfishuar në dy javët e fundit.
Në supermarkete këto mallra racionalizohen ashtu si vaji. Mund të krahasoni situatën aktuale me dy vjet më parë. Në fillim të pandemisë korona, disa gjëra ushqimore dhe letra higjienike u racionalizuan gjithashtu.
Megjithatë,tani mund të shiten vetëm dy kilogramë miell për familje. Në rastin e kripës, aktualisht janë tre pako për familje. Por edhe lënda e parë është bërë më e shtrenjtë, kështu që llogaritjet tani duhet të jenë krejtësisht të ndryshme./TV Malisheva