Ushtria ukrainase njoftoi në Twitter se një tjetër komandant i rëndësishëm rus ishte vrarë. “Ushtarët ukrainas kanë eliminuar komandantin e Regjimentit 331 Ajror të Ushtrisë Ruse, kolonelin Sergei Sukharev.

Ai mori pjesë në Betejën e Ilovaisk në vitin 2014, ku kreu një krim lufte. Gjykata përfundimtare së shpejti do të shpallë vendimin e saj”, thuhet në llogarinë e ushtrisë ukrainase në Twitter.

Kujtojmë se ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë edhe katër gjeneralë rusë. Gjenerali i fundit i vrarë, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ishte Oleg Mitjajev. Sipas ukrainasve, ai u vra pranë Mariupolit.

/TV Malisheva

Share.