Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Pink Tv se “Serbia do ta ruajë paqen”, duke folur për informacionet kinse të çuditshme që ka marrë.
“Kam marrë disa informacione të çuditshme telegrafike gjatë pasdites, por i kemi analizuar dhe gjithçka do të jetë mirë”, tha Vuçiq.
Ai nuk shpjegoi informacionin e saktë, por tha se paqja në rajon do të ruhet.
“Ndihuni të lirë të jeni të qetë. Ne duam që njerëzit të jetojnë në liri, të jetojnë në paqe, të jetojnë nga puna e tyre”, tha ai.
Ky është një skenar tashmë i njohur i qeverisë së drejtuar nga Aleksandar Vuçiq në Serbi, ku shpesh lajmëron kriza dhe situata krize, por më pas shfaqet si faktor stabiliteti.
Mesazhet dhe lëvizjet e tilla duhen parë në frymën e fushatës zgjedhore në Serbi.
/TV Malisheva