Kryebashkiaku i KIEV-it Vitali Klitschko u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të vazhdojnë furnizimin me armë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
“Ju lutemi na përkrahni”, tha ish-boksieri profesionist në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera. Aleatëve evropianë dhe NATO-s janë thirrur të dërgojnë armë për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi Kiev.
“Ne jemi në gjendje të mbyllim hapësirën tonë ajrore. Por ne patjetër duhet të marrim armët e duhura,” theksoi Klitschko. NATO ka refuzuar vazhdimisht vendosjen e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, nga frika se kjo mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe Perëndimit.
Sipas Klitschko, Kievi ka regjistruar më shumë se 200 civilë të vrarë deri më tani. Rreth dy milionë njerëz mbeten në qytet, tha ai.
“Mos harroni se ne po mbrojmë vendin tonë, por në të njëjtën kohë po mbrojmë vlerat themelore të demokracisë evropiane”, tha Klitschko.
“Mesazhi im është i qartë. Ju lutemi ndaloni çdo marrëdhënie ekonomike me Rusinë, sepse Putini po përdor çdo euro për të forcuar ushtrinë e tij që marshon drejt nesh,” përfundoi ai.
/TV Malisheva