Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se një toger dhe dy rreshterë shtabor të FSK’së kanë diplomuar në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë.
Sipas Mehajt, këta ushtarakë tashmë janë të gatshëm për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë.
Ushtarakët tanë të gatshëm si gjithmonë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.
Së bashku me partnerët tanë vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj.
/TV Malisheva