Sot me fillim nga ora 18:15, në stadiumin “Riverside” skuadra e Middlesbrough do të përballet me Chelsean, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e FA Cup.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, respektivisht në fazën e eliminatoreve, skuadra e Middlesbrough e mposhti Tottenhamin me rezultat minimal 1:0, kurse Chelsea mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Luton.
Ndërkaq, takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në maj të vitit 2017, ku asokohe Chelsea e mposhti 3:0 Middlesbrough.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Ben Chilwell nuk do të paraqiten Ben Chilwell, Christensen dhe Ross Barkley.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Middlesbrough (3-5-2): Lumley; Dijksteel, Fry, McNair; Jones, Tavernier, Howson, Crooks, Taylor; Balogun, Connolly
Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Chalobah, Rudiger, Sarr; Ziyech, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Werner; Lukaku
/TV Malisheva