Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i urbanizmit Avdi Morina, sot e kanë vizituar fshatin Stapanicë, për të parë nga afër punimet në ndërtimin e një rruge ne këtë fshat, e cila tashmë është e gatshme për asfaltim.
“Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi dhe i rrugëve në veçanti, vazhdon të mbetet prioritet i Komunës së Malishevës, dhe në kuadër të këtyre prioriteteve është edhe kjo rrugë” ka thënë nënkryetari Krasniqi, gjatë vizitës në Stapanicë, ku është takuar edhe me banorët e këtij lokaliteti.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se “synim i qeverisë komunale në këtë mandat është që të gjitha rrugët të rregullohen, sipas standardeve dhe nevojave të kohës”.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina ka bërë të ditur se kjo rrugë me gjatësi prej 500 metrave, është investim i Komunës së Malishevës, ndërsa punimet janë duke vazhduar sipas planit dinamik dhe shumë shpejtë do të përfundojnë punimet, përkatësisht do të bëhet asfaltimi i saj.
/TV Malisheva