Oleksandr Starukh, kreu i këshillit rajonal të Zaporizhzhia, njoftoi për shtetrrethim që do të fillojë të shtunën në orën 10:00 dhe do të përfundojë të hënën në mesnatë.
“Për sigurinë tuaj ju lutemi mos dilni në rrugë ose vende të tjera publike gjatë kësaj kohe (përveç atyre të pajisur me leje dhe karta të identitetit të veçanta)”, tha Starukh në mediat sociale, raporton CNN.
Zaporizhzhia ka qenë destinacion për mijëra ukrainas që u larguannga Mariupol, qyteti i rrethuar në bregun jugor të Ukrainës.
Stacioni i energjisë bërthamore aty pranë në Enerhodar u kap nga ushtarët rusë në fillim të muajit.
Kievi gjithashtu zbatoi shtetërrethimin prej 35-orësh të martën në mbrëmje.
/TV Malisheva