Adil Dautaj është minatori që ka humbur jetën në galerinë e kromit që është shembur në fshatin Lajthizë të Tropojës.
Burime për Abc bëjnë me dije se edhe dy punonjës të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda galerisë së shembur.
Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre. Grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë punonjësve të bllokuar.
/TV Malisheva