Skuadra e Gjilanit ka barazuar pa gola, 0:0, në ndeshjen e sotme si mysafire e Malishevës, kështu duke humbur sërish mundësinë për të mbajtur hapin me liderin e tabelës, Ballkanin.

Momentalisht, pas ndeshjes së sotme, Gjilani zë vendin e dytë me 49 pikë të arkëtuara, dy ssosh më pak se lideri i tabelës Ballkani, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkaq, pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Ismet Munishi ishte tejet i pakënaqur, ku fajësoi programin e ngjeshur të ndeshjeve, të cilin e krahasoi me atë të Premier Ligës angleze.

“Kjo është ndeshja e pestë që ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Premier Ligë nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium. Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend që të luajmë të dielën ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodhë as në Premier Ligë, as te Manchester City dhe Liverpooli”, tha Munishi.

Ndërkaq, barazimi i sotëm ishte i treti me radhë për skuadrën e Gjilanit, pas barazimeve 1:1 me Llapin dhe Dritën.

/TV Malisheva

Share.