Kompania “Toyota Motor” njoftoi se ka ndërprerë përkohësisht punën në 11 fabrika pas tërmetit me fuqi prej 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit në verilindje të Japonisë.

Në një njoftim të kompanisë, prodhuesi japonez ka shprehur ngushëllime për të afërmit e atyre që humbën jetën nga tërmeti i fortë një natë më parë.

Pezullimi i aktiviteteve, i cili do të ndikojë edhe në prodhimin e filialeve të “Toyota”-s në nivelin 80 për qind, do të zgjasë 3 ditë.

Një tërmet me fuqi prej 7.4 ballë goditi rajonin të mërkurën në ora 23:36 sipas kohës lokale, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 3 personave dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë./TV Malisheva

Share.