Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.

“Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150. Në total numri i rasteve aktive është 632”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.