Autoritetet në portin më të madh të Ukrainës, Odesa, thonë se forcat detare ruse në Detin e Zi kanë bombarduar disa ndërtesa banimi në periferi të qytetit.
Një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale tha se nuk kishte viktima nga granatimet.
Marina ruse ka bllokuar Odesën, e cila shihet si një objektiv kryesor strategjik dhe simbolik për Rusinë.
Është hera e parë që goditen ndërtesat nga bombardimet në Odesa.
/TV Malisheva