96-vjeçari Borys Romanchenko, i cili mbijetoi në kampin nazist të përqendrimit Buchenwald, vdiq nga granatimet ruse në Kharkiv.
Putin arriti të “përmbushte” atë që as Hitleri nuk mundi, shkruan faqja e Mbrojtjes Ukrainase në Twitter.
Kharkiv mbetët ndër objektivat kryesore të ushtrisë ruse, pasi që nga aty hapet rruga për të depërtuar në thellësi të territorit ukrainas.
Ky qytet në lindje të vendit është bombarduar masivisht nga artileria ruse, madje duke mos kursyer as objektet civile, spitalet, shkollat, insitucionet detare, godinat qeveritare dhe televizive etj.
Agresioni rus ka hyrë në javën e katërt, ndërsa dje Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoj për 964 viktima civile ku në mesin e tyre 107 fëmijë, dhe mijëra të tjerë kanë mbetë të plagosur.
Ndërsa numri i refugjatëve tani më ka kaluar shifrën tre milionë, ku rreth dy milionë prej tyre janë shpërngulur në Poloni, e ku më pastaj do të akomoden nëpër shtete të tjera europiane.
/TV Malisheva