Ata këndonin mbi rininë, dashurinë dhe romancat. Por tashmë grupi muzikor ‘Antytila’ po ndihmon në mbrojtjen e Ukrainës
“Pjesëmarrja jonë në luftën Rusi-Ukraine ka nisur me 2014. Në vitin 2014, Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi aktivitetet kriminale në Donbas. Në atë kohë ne përfunduam turneun tone dhe shkuam vullnetare”, tregon Taras Topolia, vokalist i grupit.
Ata gjithashtu mblodhën veshje, helmeta dhe municione, dhe me 24 shkurt, rrëmbyen armët si shumë të tjerë.
“Ne iu bashkuam mbrojtjes së Kievit, ushtrisë ukrainase përpara luftës, Ne jemi prindër. Unë kam 3 fëmijë, Taras ka tre fëmijë gjithashtu. Dima ka një djalë. Dhe ditët e para të luftës ne dërguam familjet tona jashtë Kievit për arsye sigurie”, thotë Serhii Vusyk, muzikant në organo.
Në një prej hiteve më të mëdha të grupit muzikor, kënga ‘Lego’ merrte pjese edhe komediani i dikurshëm Volodimir Zelenskyy, një person që ata e njohin dhe e admirojnë.
“Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me ne nëse dikush tjetër do të ishte në vend të tij. Sidomos ata të elitës së vjetër, që u mësuan me një mënyrë të veçantë qeverisjeje të Ukrainës. Jemi krenarë për presidentin tone. Ai përfaqëson më së miri shpirtin tone kombëtar dhe lirinë tone. Ai po manifeston rezistencën ndaj pushtuesve dhe është lideri i kësaj rezistence. Dhe për asnjë moment ai nuk e ka vënë në dyshim fitoren e Ukrainës”, thotë Taras Topolia, këngëtar i grupit./Euronews Albania
Diçka që edhe ata e besojnë verbërisht.
/TV Malisheva