Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus si çelësi për t’i dhënë fund luftës, shkruan The Guardian.
Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur disa raunde bisedimesh por pa përparime.
Zelenskiy theksoi se bisedimet e drejtpërdrejta me homologun e tij rus tani ishin më të nevojshme se kurrë. Pa një takim mes dy lidërve është e vështirë të kuptohet se deri në çfarë pikë do të përpiqen të dy për të ndaluar luftën.
Presidenti ukrainas e bëri të qartë se bashkatdhetarët e tij nuk do të dorëzonin kryeqytetin, qytetin lindor të Kharkiv, apo Mariupolin e bombarduar dhe të rrethuar nga forcat ruse.
/TV Malisheva