Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se çdo ndryshim kushtetues në lidhje me garancitë e sigurisë duhet të bëhet në një referendum, jo me vendimin e tij personal.
Zelensky e tha këtë gjatë një interviste me shërbimin publik ukrainas Suspilne. “Është një proces i gjatë në të cilin vendimi duhet të merret nga parlamenti dhe populli ukrainas”, tha Zelensky.
Komentet e Presidentit të Ukrainës vijnë pas një sërë negociatash mes delegatëve të Ukrainës dhe Rusisë. Zelensky tha se nuk ishte takuar me negociatorët rusë, por i tha delegacionit të tij se çdo kompromis i rëndësishëm do të kërkonte një referendum.
Duhet të mbahet një referendum për ndryshime me rëndësi historike
“Unë u shpjegova negociatorëve tanë se kur bëhet fjalë për ndryshime të mundshme, veçanërisht ndryshime me rëndësi historike, duhet të mbahet një referendum. Populli duhet të vendosë për këtë apo atë formë të kompromisit. Dhe çfarë kompromisi mund të bëhen do të varet nga negociatat Rusi- Ukrainë”, tha Zelensky.
Kur u pyet nga një gazetar për kompromiset me të cilat Ukraina do të ishte e gatshme të pajtohej, Zelensky tha: “Unë mendoj se është e vështirë të kuptosh se çfarë ata (rusët) janë vërtet të gatshëm të bien dakord për të ndaluar luftën dhe çfarë dëshirojnë të bëjmë nëse nuk do të jemi gati për këtë apo atë kompromis”.
Zelensky përsëriti se ishte i gatshëm të takohej personalisht me presidentin rus Putin.
“Çështja e territoreve të pushtuara është e rëndësishme për ju. Por jam i sigurt se një zgjidhje nuk do të arrihet në atë takim”, tha Zelensky.
/TV Malisheva