Gruaja e ish-deputetit ukrainas, Kotvytskyy është kapur duke tentuar ta kalojë kufirin me një shumë të madhe të parave.

Siç është raportuar, ajo në valixhe kishte më shumë se 28 milionë dollarë (mbi 25 milionë euro) dhe mbi 1.3 milion euro, por u kap nga autoritetet e Hungarisë në kufirin Zakarpattya.

Sipas Daily Mail, paratë janë kapur nga dogana hungareze në bagazhin e bashkëshortes së ish-deputetit kontrovers Igor Kotvitsky, ndaj Anastasia Kotvitska ka filluar procedura penale.

“Të gjitha paratë e mia janë në bankat e Ukrainës, nuk kam tërhequr asgjë”, tha Kotvitski përpara se të mbyllte profilet e tij në rrjetet sociale.

Kotvitski, dikur anëtari më i pasur i parlamentit të Ukrainës, tha se gruaja e tij u largua nga vendi për të lindur, por mohoi të kishte transferuar 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro./TV Malisheva

Share.