Sulmuesi i AC Milanit dhe Kombëtares së Suedisë Zlatan Ibrahimovic frikësohet nga mendimi i të pensionuarit dhe thotë se mund të zhduket pasi që t’i vjen fundi karrierës së tij.
Ibrahimovic mbushi plot 40 vite në tetor por mbetet si lojtar kyç i skuadrës së Milanit, dhe raportohet se është në bisedime për të rinovuar kontratën e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Ish-sulmuesi i Barcelonë, Paris Saint-Germain dhe Manchester United këtë sezon ka qenë i pafat ku vazhdimisht ka pasur lëndime, por pavarësisht kësaj ka arritur të bëjë 22 paraqitje në të gjitha garat për Milanin.
Tani, pasi që është ende aktiv me skuadrën dhe kombëtaren e tij, Ibrahimovic nuk është duke menduar për të varur këpucët e tij.
“E kam këtë frikë për pensionim, se çfarë do të ndodh pastaj? Unë e di se do të kem mundësi të tjera dhe oferta të ndryshme. Por, kjo adrenalinë që unë e ndjej në fushë, e di që nuk mund ta gjejë askund tjetër. Prandaj jam në panik, do të vazhdojë sa më shumë që të mundem dhe ta shijoj”, tha Ibrahimovic.
“Do ta shohim kur të vjen koha, mund të marrë një pauzë ose të zhdukem plotësisht. Ne jemi të programuar që zgjohemi, stërvitemi, të kthehemi në shtëpi dhe të pushojmë. Kjo vazhdon për 20-25 vite, por një ditë unë do të zgjohem dhe nuk do të kem asgjë të planifikuar. Kjo do të jetë një ndjenjë e çuditshme”, shtoi më tej sulmuesi i Milanit.
Përgjatë karrierës së tij 23 vjeçare, Zlatan Ibrahimovic ka qenë lojtar i shumë skuadrave si Milanit, Barcelonës, Interit, Manchester United, Malmo, Ajax, Juventus e Los Angeles Galaxy.
/TV Malisheva