Pas përjashtimit të Draymond Green nga humbja 110-108 e Golden State Warriors kundër San Antonio Spurs, NBA ka vendosur që ta gjobisë yllin e Warriors me 22,000 euro.

Kjo gjobë vjen si pasojë se Green në ndeshjen e mbrëmshme ka përdorur gjuhë të ndaluar në drejtim të gjyqtarit.

Deri më tani, NBA ka qenë tejet e rreptë në aspektin e zbatimit të rregullave të saj mes lojtarit dhe gjyqtarit në parket, ndërsa mbrëmë kur Green u përjashtua dy herë në çerekun e tretë, ai i theu këto rregulla.

Në këtë sezon, Green ka një mesatare prej 7.6 pikësh, 7.5 kërcimeve dhe 1.1 bllokimesh për ndeshje për Golden State Warriors, ku ky i fundit renditet në vendin e tretë në Perëndim, pas Phoenis Suns dhe Memphis Grizzlies me 10 ndeshje të mbetura deri në fund, ndërsa në këto ndeshje do të mungojë ylli i skuadrës Stephen Curry pas një lëndimi që pësoi javën e kaluar.

/TV Malisheva

Share.