Gazetari ukrainas Ilia Ponomarenko ka publikuar një fotografi të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.

Ponomarenko që është reporter lufte i gazetës Kyiv Independent e ka postuar imazhin me pamje të rënda të ushtarëve rusë të vrarë në rrjetin e tij social Twitter.

Nga pamjet shihet se ushtarët rusë janë vrarë nga breshëria e plumbave në mjetin ushtarak me të cilin po lëviznin.

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, rreth 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë më 24 shkurt.

/TV Malisheva

Share.