Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ishte ideatore e bombardimeve ndaj Beogradit për shkak të Kosovës.

Në ditën kur Albright vdiq, Zakharova ka shfrytëzuar Telegramin për t’u ankuar “pse ndaj saj s’pati sanksione”.

“Madeleine Albright, Sekretarja amerikane e Shtetit, është ideatore e bombardimit të Beogradit. Ajo vdiq një ditë para 23-vjetorit të arritjeve të saj në Ballkan”, ka shkruar Zakharova.

 

Tutje, ministrja ruse në reagimin për Albright e ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit, teksa pretendoi se i njëjti, si ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trafikonte organe njerëzore nga serbët që u vranë nga amerikanët.

“Me çka ishte sanksionuar Maeleine Albright? Asgjë. Një monument për vrasjen e serbëve është ngritur në Kosovë. Në ceremoninë hapëse ishte edhe ‘presidenti’ i Kosovës, Hashim Thaçi, komandant i të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që kishte tregtuar organe të serbëve të vrarë prej amerikanëve”, ka thënë Zakharova.

 

Albright ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, në kohën e presidentit Bill Clinton./TV Malisheva

Share.