Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar vdekjen e Madeleine Albright, e cila ishte Sekretare e Shtetit e Shteteve të Bashkuara, gjatë kohës së bombardimeve në Serbi më 1999.
Daçiq nuk ka fshehur mërinë e tij ndaj Albright, duke e quajtur atë manipuluese, përgjejgjëse për vrasjen e serbëve, dhe se do të bartte mallkim të përjetshëm për atë që ka bërë.
“Disa njerëz nuk i ka arritur dënimi i kësaj bote. Shpresoj që ta falë Zoti për të gjitha krimet e kryera ndaj popullit serb dhe shtetit serb. Do ta kujtojmë si manipuluese të madhe, si një ndër fajtorët direktë. Pas rastit në Reçak, ajo ka dalë dhe ka folur për kryerje të masakrës, se si civilët janë pushkatuar e gjymtuar. E gjithë kjo ka qenë në funksion të bombardimit të Serbisë, dhe për këtë e konsiderojmë përgjegjëse për këtë. Askush nuk i gëzohet vdekjes së askujt, mirëpo mendoj se ajo është përgjegjëse për vdekjen e shumë njerëzve tanë, civilëve, dhe policëve e ushtarëve të pafajshëm, ngase ata vetëm kanë mbrojtur vendin e tyre.
Secila vrasje gjatë e bombardimeve ka qenë padrejtësi e madhe, dhe mendoj se të gjithë ata do të bartin me vete njëfarë mallkimi të përjetshëm”, ka deklaruar Daçiq në TV Kurir.
/TV Malisheva