Gjatë një fjalimi lamtumirës për ushtarët e Federatës Ruse në Grozni, marioneta ruse i vendosur në krye të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i ka ofruar presidentit ukrainas Volodmydyr Zelenskyy “punë me honorar në televizionin çeçen”.

“Sapo Zelenskyy t’i përgjigjet ftesës sonë për të ndalur rezistencën dhe për t’u ulur në tryezë për bisedimet paqësore, ne do t’i japim një mundësi të tillë. Ne madje mund të organizojmë një shfaqje të veçantë në Grozny”, ka shkruar Kadyrov në llogarinë e tij në Telegram.

Sipas Kadyrov, “oferta e tillë është bërë me kërkesë të bashkatdhetarit të tij, i cili tani po merr pjesë në një operacion special në Ukrainë”.

“Pas përfundimit të operacionit ushtarak, ish-presidenti i Ukrainës do të duhet të punojë diku, dhe Ayub kërkon t’i jepet një shans që të luajë në ekipin kombëtar të Republikës Çeçene në Klubin e Gazmorëve”, ka thënë  Kadyrov.

Ai shtoi se oferta e tij është e vlefshme për një kohë të kufizuar, sepse “pastaj do të bëhet shumë vonë”./TV Malisheva

Share.