Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua samitit të NATO-s në Bruksel përmes video-lidhjes.
Ai akuzoi Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor në bombardimet e mëngjesit të sotëm ndaj objektivave në Ukrainë.
“Fëmijët po vdesin përsëri, njerëzit po vdesin”, tha ai.
Zelensky nuk ka ofruar prova për pretendimet e tij apo nuk ka treguar se ku ka ndodhur sulmi i supozuar, shkruan BBC.
Ai tha se vendi i tij ishte “i bllokuar në një zonë gri midis Perëndimit dhe Rusisë”, pasi nuk është pjesë e një aleance, por “mbron vlerat e përbashkëta”.
“Ky ishte një muaj “mbrojtjeje heroike” dhe “një muaj i tmerrshëm, i errët shkatërrimi”, tha Zelensky.
Ai shtoi se Ukraina qëndroi me guxim, por me koston e “mijëra jetëve, qyteteve të shkatërruara dhe pothuajse 10 milionë të zhvendosurve”.
Ndryshe, Zelensky iu drejtua sot edhe parlamentit suedez, duke i thënë se vendi i tij meriton të jetë anëtar i BE-së.
“Ne nuk po luftojmë vetëm për popullin e Ukrainës, por për sigurinë evropiane dhe ju kemi treguar se meritojmë anëtarësimin e plotë në BE,” u tha ai ligjvënësve.
/TV Malisheva