Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, i shoqëruar nga kryetari i BI-së në Malishevë, Sead Pacarizi.
Në këtë takim, Kastrati dhe myftiu Tërnava kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të mirë që në vazhdimësi ka Komuna e Malishevës me Bashkësinë Islame këtu në Malishevë.
Kastrati theksoi se, do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar më BI-në këtu në Malishevë, çdo herë në funksion të mirëqenies qytetare, kultivimit të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare, për çka edhe gëzojmë respekt si komb shqiptar.
Ndërsa, kreu i BIK-ut, myftiu Tërrnava veç urimit që i bëri kryetarit Kastrati për mandatin e kryetarit të Komunës, ai gjithashtu tha se e çmoj gatishmërinë e kryetarit Kastrati dhe Komunës së Malishevës për të bashkëpunuar me BI-në në Malishevë.
Në fund, Kastrati dhe myftiu Tërrnava u dakorduan për të vazhduar këtë bashkëpunim të mirë, si dhe për të parë mundësinë e inicimit të projekteve të reja, gjithnjë në interes të komunitetit tonë.
/TV Malisheva