Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në Shqipëri.
Nga 1078 testime të kryera, 93 persona rezultuan të infektuar, ndërsa 51 të shëruar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 26. Aktualisht, në spitale po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 273.257 raste, prej tyre 269.307 janë shëruar, 461 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.489 pacientë.
/TV Malisheva