Numri i viktimave civile në Ukrainë ka kaluar shifrën prej 1,000 që prej nisjes së pushtimit rus, tha Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut (OHCHR) të Kombeve të Bashkuara. Kjo zyre paralajmëroi se “numri real i viktimave konsiderohet se është shumë më i lartë”.
“Shumica e viktimave civile që janë regjistruar janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese në zona civile, përfshirë nga sulmet me granatime dhe artileri të rëndë, nga sistemet raketore, dhe sulmet ajrore”, tha OHCHR.
Në deklaratë, OKB tha se ka konfirmuar 1,035 vdekje të civilëve. Ndërkaq, 1,650 civilë janë plagosur që prej nisjes së pushtimit, një muaj më parë.
“OHCHR beson se numri real i viktimave konsiderohet të jetë shumë më i lartë, teksa pranimi i informacioneve nga disa lokacione, ku ka armiqësi intensive, po vonohet dhe disa raporte janë ende duke u përpunuar”, u tha në deklaratë./rel
/TV Malisheva