Një punëtor që ishte lënduar në vendin e punës në Ferizaj, para një jave, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare, ku ishte dërguar për trajtim.

Policia ka njoftuar se viktima ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve që kishte pësuar më 16 mars, derisa po punonte.

Rasti nga policia po cilësohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës. Në njoftimin e Policisë thuhet po ashtu se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./TV Malisheva

Share.