Kosova mbrëmë shkëlqeu në miqësoren ndaj Burkina Fasos duke shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0.
Kjo njëherësh edhe shënoi një start të suksesshëm të trajnerit të ri Alian Giorese në bankinën e Kosovës. Megjithatë, testi tjetër i vështirë për Dardanët është ndeshja me Zvicrën që luhet të martën e 29 marsit.
Kapiteni I Zvicrës, futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka në konferencën për shtyp ka thënë se do të japin gjithçka për ta fituar këtë takim, ani pse është i veçantë për të pasi luan kundër Përfaqësueses që e do.
“Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë futbollistët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, ka thënë Xhaka.
/TV Malisheva