Qytetarët serbë të veriut kanë nisur protestën për të kundërshtuar moslejimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

Ata po protestojnë në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës. Protestuesve po u prinë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Policia e Kosovës po vëzhgon nga afër protestën, derisa është paralajmëruar se protesta të ngjashme do të mbahen edhe në disa komuna të tjera me shumicë serbe.

Share.