Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, së bashku me zyrtarët e kësaj drejtorie, i ka parë nga afër punimet në disa rrugë, trotuare e kanalizime, në fshatrat e Komunës së Malishevës, ku është njoftuar me ecurinë e punimeve, si dhe me planifikimet për fillimin e disa punimeve tjera.

Fillimisht, drejtori Morina, e ka vizituar fshatin Bellanicë, aty ku është duke u hapur një rrugë e re, e cila lidhë një pjesë të madhe të fshatit me rrugën kryesore, në gjatësi prej rreth 700 metrave. Punimet në këtë rrugë janë duke shkuar sipas planifikimit dhe sipas planit dinamik për hapjen dhe ndërtimin e kësaj rruge.

Në pas, janë inspektuar punimet në trotuaret, rrugët dhe kanalizimet në Plloqicë, Mleqan, dhe në disa fshatra tjerë, ku është njoftuar nga afër me ecurinë e punimeve, ndërsa në fshatin Bubavec, është njoftuar nga afër me rrugët cilat pritet të ndërtohen dhe asfaltohen.

Morina, ka thënë se “punimet janë duke shkuar sipas planit dinamik, por ajo që është më e rëndësishme, është se realizimi i projekteve do të bëhet sipas planifikimeve dhe standardeve në kërkuara dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohen devijime në realizimin e projekteve, prandaj në vazhdimësi do të inspektoi punimet në të gjitha projektet që janë përgjegjësi e kësaj drejtorie”.

/TV Malisheva

Share.