Anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë u dakorduan që të punojnë në harmonizimin e legjislacionit në fushën e shëndetësisë, në njohjen e licencave të stafit vendos të të dyja vendeve, si dhe analizimin e zbatushmërisë së marrëveshjeve të arritura në këtë fushë në mes dy qeverive.
Të dyja palët u pajtuan edhe për një takim në mes të Komisioneve me krerët e ministrive të Shëndetësisë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë takim në mes të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë i cili zgjati më shumë se tri orë, u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të specializantëve dhe përvojat që mund t’i marr Kosova lidhur me zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore. E propozime konkrete pati për shumë çështje që çalojnë në sektorin e shëndetësisë nga të dyja palët.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës, Fatmire Kollçaku u shpreh se me këtë takim po vendosen themele të një bashkëpunimi të frytshëm në mes të dyja Komisioneve.
Ajo kërkoi që fillimisht të shihet aspekti i zbatueshmërisë së marrëveshjeve për aspektet shëndetësore dhje sociale që janë nënshkruar nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë.
Kollçaku: Duhet të shikojmë zbatueshmërinë e marrëveshjeve tona
“Mendoj që puna e parë e jona si Komisione është që t’i shikojmë këto marrëveshje dhe bëjmë pjesën tonë që të jetësohen, sepse vërejtja më e madhe është që shumë prej marrëveshjeve që janë nënshkruar në mes dy parlamenteve tona por shpesh edhe kudo që nënshkruhen pjesa e mbikëqyrjes është e mangët dhe nuk jemi në dijeni se a janë jetuar dhe deri kur ka shkuar progresi. E para është që këto marrëveshje të zbatohen. Pjesa tjetër isha ndarë se ne sot po e vendosim atë themelin e një bashkëpunimi”, tha ajo.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Shqipërisë, Grida Duma kërkoi të bëhet një listë me prioritet se ku do të jetë fokusi i tyre.
Duma u shpreh se do të mund të shkëmbejnë përvojat e tyre në aspektin legjislativ.
Duma: Të draftojmë një listë punësh se ku mund të nisim punën e përbashkët
“Unë do të doja që menjëherë të draftonim një listë gjërash ku mund të nisim punën e përbashkët e ndoshta pas 1 orë e gjysmë të arrijmë tek një kronologjie se sa herë vazhdueshëm mund të kryejmë takime qoftë përmes Skype të dy Komisioneve[…]41\59 T’i përcaktojmë pikat e forta ku i kemi në hapësirat tona në mënyrë që t’i shkëmbejmë dhe t’i rangojmë. Në rast se do zhdukim të gjitha komplekset egos besoj që mund ta qojmë përpara një proces i cili na lejon që të shikojmë se ku Shqipëria ka disa avantazhe dhe ku Kosova ka disa avantazhe të tjera[…]45\09 Ne do t’i kërkojmë stafit tonë të Komisionit të na bëjë draftin e parë për pikat kyçe që kemi ne në Ligjin tonë për Shëndetësi dhe çështje sociale do ua komunikojmë elektronikisht dhe mund të vendosim një periudhë 10 ditore për këtë çështje ku ne e shkëmbejmë informacionin”, u shpreh ajo.
Ndërsa, anëtari i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli u shpreh se të dyja qeverisë ajo shqiptare dhe kjo kosovare duhet të krijojnë politika të mira për qarkullim të lirë edhe të mjekëve dhe pacientëve duke larguar barrierat ligjore.
Ajo u shpreh se krahas heqjes së licencimit të mjekëve e rrugës do të ishte të ndodhte edhe shkëmbimi i specializantëve.
Avdyli: Të bëjmë politika që mundësojnë qarkullim të lirë të mjekëve dhe pacientëve
“Në kuptimin e lirë të mallrave dhe njerëzve ne duhet të kontribuojmë edhe si parlament edhe si politikëbërës por edhe duke ndikuar tek qeverisë tona që të ketë qarkullim të lirë të mjekëve dhe pacientëve. Në këtë drejtim ne nuk jemi ata që vendosim janë qeveritë ato që mund të krijojnë në këtë drejtim një politik më të mirë të mjekëve dhe pacientëve por ka ngecje[…]51’\48Sikurse për punëtorët që do të duhej të hiqeshin këto lejet e punës ne duhet që t’i heqim sa më shpejt licencimin e mjekëve sepse ne nuk kemi nevojë që ne të licencojmë mjekë nga Tirana që të vijnë dhe të kryejnë një operacion apo mjek nga Prishtina të shkojnë në Tiranë, këto duhet të hiqen sa më shpejt[…]55’\07Duhet të krijojmë iniciativa të tilla politike edhe nga ministritë që të krijohet një lloj përvoje që ne të bëjmë shkëmbimin e specializantëve konkretisht por pse jo edhe infermierëve për trajnime të ndryshme”, u shpreh Avdyli.
Kurse, një mbledhje të përbashkët të dy ministrave të Shëndetësisë me anëtarët e të dyja Komisioneve propozoi Florenc Spaho i cili tha se kjo mbledhje do të mund të mbahej në Elbasan brenda këtij muaji.
Spaho kërkoi që të dyja ministritë të kenë një fond të përbashkët për t’iu lehtësuar pacientëve trajtim më të lehtë në të dyja vendet.
Spaho: propozoj të kemi një fond të përbashkët buxhetor
“Po propozoj se do të duhet të marrim në konsideratë krijimin e një fondi të përbashkët kur vjen koha tek buxheti i shtetit për s ai përket shëndetësisë, të kemi një buxhet të përbashkët në mes dy ministrive pikërisht për të krijuar lehtësira e qytetarëve që duan të trajtohen qoftë në Tiranë apo Prishtinë”, u shpreh Spaho.
4 propozime konkrete ku do të mund të ofronin ndihmesë dhe përmirësime në shëndetësi shpalosi edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Sipas tij lehtësimi në trajtim të pacientëve nga të dyja vendet dhe njohja e licencave të profesionistëve shëndetësor duhet të jetë prioritet.
Haxhiu: Mund të bëjmë përafrimin e legjislacionit
“E para që neve na takon si ligjvënës është përafrimi i legjislacionit shkëmbimi i përvojave dhe krahasimi në mes legjislacioneve tona aty ku kemi mundësi ta përafrojmë ta bëjmë një gjë të tillë dhe kjo mbetet me pa në grupet punues. E dyta është mbikëqyrja e dy qeverive në zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Kemi pasur 7 takime të përbashkëta mes qeverive, shumë marrëveshje të nënshkruara dhe shumë pak të zbatuara. Lehtësimi i bashkëpunimit pika e tretë në mes të profesionistëve shëndetësor duke udhëzuar qeveritë për njohjen e licencave të profesionistëve shëndetësor[…]Për qytetarët lehtësimin e trajtimit të pacientëve Kosovë-Shqipëri dhe Shqipëri-Kosovë”u shpreh ai.
E me këto propozime u pajtua edhe anëtarja e Komisionit për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Klodiana Spahiu e cila sugjeroi që të gjitha palët që prekin këto çështje të përfshihen në diskutim.
Në këtë mbledhje të të dyja Komisioneve për Shëndetësi të Kosovës dhe Shqipërisë ranë dakord që krahas takimeve fizike të zhvillojnë edhe takime virtuale me qëllim të finalizimit të prioriteteve që vendosën.
Ky takim mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars, 1 ditë para shënimit të 23 vjetorit të bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe. Për këtë madje edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në Kosovë.
/TV Malisheva