Futbollistët e Përfaqësueses në futboll dhe Federata e Futbollit të Kosovës, kanë ndarë 35 mijë euro për Fondin e Ministrisë, i cili u hap nga Ministria e Mbrojtjes me qëllim grumbullimin e të hollave për Ushtrinë e Kosovës.

50% e mjeteve janë dhënë nga FFK dhe anëtarët e KE-së e 50%  të tjera nga mjetet vetanake të futbollistëve.

 “Ne si FFK konsiderojmë se kjo është vetëm një shifër simbolike, por mjaft domethënëse për forcimin e ushtrisës së vendit tonë dhe njëherësh është në interes të sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve tanë. Falënderoj lojtarët e ekipit kombëtar për gatishmërinë e tyre për të përkrahur në vazhdimësi iniciativa të tilla dhe ky veprim i tyre le të shërbejë si motiv edhe për shumë të tjerë për ta mbështetur në të gjitha format forcimin e shtetit tonë” ka thënë Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

/TV Malisheva

Share.