Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19.
Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19, janë regjistruar gjithsejtë 3556 raste, prej tyre 3366 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 5 raste.
/TV Malisheva