Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540.
Në total numri i rasteve aktive është 654.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva