Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan “skenari korean” në Ukrainë, pasi nuk arriti të merr kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime.

Kyrylo Budanov thotë se prioritetet e presidentit rus Vladimir Putin janë lindja dhe jugu i Ukrainës, pasi ofensiva e tij ka ngecur në masë të madhe.

Nëse ai është në gjendje të lidhë atë territor, Putin më pas do të përpiqet të krijojë një vijë demarkacioni që ndan atë zonë nga pjesa tjetër e Ukrainës – pak si pas luftës së Koresë, tha Budanov, transmeton BBC./TV Malisheva

Share.