Shefi i diplomacisë së Francës Jean Yves Le Drian deklaroi gjatë Forumit të Dohas se do të ketë “faj kolektiv nëse nuk bëjmë asgjë për të ndihmuar Mariupolin”.

Duke folur në Forumin e Dohas për CNN, Le Drian e ka quajtur të papranueshme se Rusia, për të arritur qëllimet e veta, po merr peng një popullsi në Mariupol.

“Unë mendoj se jemi në një pikë kthese ku përtej krizës ukrainase, parametrat e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë janë sfiduar,” tha ai.

/TV Malisheva

Share.