Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lavdëruar Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj pushtimit rus. Në një intervistë për the Economist, ai tha se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po kryen një akt balancues”, shkruan skynews.
I pyetur nga një gazetar nëse Johnson ka dërguar më shumë armë sesa presidenti i Francës Emmanuel Macron, Zelenskyy u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po na ndihmon më shumë.
Zelenskyy dhe Johnson kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm gjatë pushtimit.
“Britania është padyshim në anën tonë. Ajo nuk po kryen një akt balancues. Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet,” tha Zelensky.
/TV Malisheva