Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, sot teksa është deklaruar para mediave për situatën në Ukrainë, ka folur edhe për Kosovën.

Lavrov tha se në masakrën e Reçakut, trupat e vrarë kanë qenë të ushtarëve të UÇK-së, të maskuar me rroba civile.

 “Askujt nuk i kujtohet se si udhëhiqej misioni i OSBE-së në Kosovë nga Walker, i cili zbuloi trupat e shqiptarëve të kamufluar me rroba civile dhe  shpalli gjenocid, në emrin e tij personal, sepse funksioni nuk i jepte atij të drejtën për ta bërë këtë. Dhe në bazë të asaj deklarate, vendet perëndimore njoftuan se do të bombardojnë Beogradin.

Më vonë u zbulua se ata ishin pjesëtarë të formacioneve të armatosura shqiptare të maskuar me rroba civile, kjo nuk kishte më rëndësi për askënd”, tha Lavrov./TV Malisheva

Share.