Dy qytetarë kanë ndërruar jetë si shkak i infektimit me COVID-19 në 24 orëshin e fundit. Ndërsa brenda këtij 24 orëshi 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSh) bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
POSTIMI I PLOTË:
28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.821.268 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 597.
/TV Malisheva