Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.

“Dardanët” do të përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih në pasditën e sotme, shkruan TV Malisheva.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 18:00.

Do të jetë kjo ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.

Në prag të kësaj ndeshje, Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“I emocionuar për ndeshjen speciale nesër (sot)!”, ka shkruar 30-vjeçari.

Share.