Një raund i ri bisedimesh midis përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit filloi sot në Stamboll, por ishte i mbyllur për media, njoftoi RIA Novosti, duke cituar një burim diplomatik të paidentifikuar.
Agjencia ruse TAS S raporton gjithashtu se një burim diplomatik tha se delegatët rusë dhe ukrainas nisën bisedimet në Pallatin Dolmabahçe.
Para fillimit të negociatave, u mbajt një takim i krerëve të delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Medinsky dhe David Arahami.
/TV Malisheva