Aktualisht në Kosovë janë 593 raste aktive me COVID-19. Numri më i lartë i rasteve është në Komunën e Prishtinës.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kryeqytet janë 172 raste aktive me koronavirus, e prirë nga Prizreni me 52 raste, Ferizaj me 47, Gjilani me 45, Klina me 32 dhe komuna tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 32 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës. Kurse 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

/TV Malisheva

Share.