Një tjetër kolonel rus , i teti në radhë është vrarë në frontin e luftës jashtë Kharkivit, thonë zyrtarët e Kievit. Bëhet fjalë për kolonelin Denis Kurillo, komandant i Brigadës së 200-të.
“Brigada e Kurilos kishte pësuar humbje të mëdha në betejën e ashpër, ” tha ushtria ukrainase në një deklaratë.
Koloneli Kurilo është i fundit në listën e gjatë të liderëve ushtarakë rusë të vrarë në terren në territorin ukrainas.
/TV Malisheva