Enti për Statistika i Maqedonisë Veriore ka publikuar sot rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në këtë vend.

Në një konferencë për media, drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski ka thënë se Maqedonia Veriore ka popullatë prej 2.197 319 personash, ndërsa popullata rezidentë është 1.836.713 persona.

“Personat e deklaruar 54.21% janë maqedonas, 29.52 për qind janë shqiptarë, 3.98 si turq, 2.34 si romë, 1.18 për qind si serbë, 0.87 si boshnjakë dhe 0.44 si vlleh.

Nga popullata e përgjithshme rezidente, 58.44% janë deklaruar si maqedonas, 24.3 për qind si shqiptarë, 3.86 si turq, 2.53 si romë, 0.47 për qind si vlleh, 1.3 si serb, dhe 0. 87 si boshnjakë”, tha Simovski.

/TV Malisheva

Share.