Forcat ushtarake ruse kanë sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në qytetin e Mariupolit, raportoi nga Kievi avokatja e Popullit të Ukrainës Lyudmyla Denisova.

“Në Mariupol, pushtuesit kanë goditur ndërtesën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha Denisova.

Në deklaratën e postuar në rrjetet sociale, Denisova shtoi se ndërtesa është goditur nga sulme ajrore dhe artileri.

Ndërkaq, qyteti-port i Mariupolit është shkatërruar nga bombardimet ruse.

Mariupoli është i rrethuar nga forcat ruse dhe rreth 160.000 civilë vlerësohet se kanë mbetur të bllokuar, pa pasur qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe produkte të tjera elementare.

/TV Malisheva

Share.