Presidenti rus Vladimir Putin “nuk është informuar plotësisht nga Ministria e tij e Mbrojtjes në çdo hap” të pushtimit rus të Ukrainës, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference të mërkurën.

Kirby nuk ofroi asnjë detaj që çoi në këtë vlerësim.

Kirby tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “qasje në çdo pjesë të informacionit” që i është dhënë Putinit ose “çdo bisedë që ai ka pasur”, por Kirby tha se pajtohet me “gjetjet bazë” të raportimit të mediave se Putini nuk është informuar plotësisht nga Ministria e tij e Mbrojtjes për situatën në Ukrainë.

CNN, duke cituar një zyrtar amerikan, raportoi të mërkurën se SHBA-ja beson se Putini po “dezinformohet” nga këshilltarët e tij për atë se sa keq po performon ushtria ruse në Ukrainë dhe për efektin e sanksioneve në ekonominë ruse.

“Unë i kam parë këto raporte të mediave që i atribuohen një zyrtari amerikan dhe ne do të pajtoheshim me gjetjen bazë, por nuk do të bëhemi më konkret se kaq” tha Kirby.

Share.