“Sanksionet e vendosura nga Perëndimi janë çmimi për lirinë dhe të drejtën për pavarësi, për të drejtën për të qenë Rusia”, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.
Ai tha se këto janë sanksione sepse Rusia nuk dëshiron të luajë muzikën e të tjerëve, të sakrifikojë interesat dhe vlerat e saj tradicionale, transmeton RIA Novosti.
Në takimin për zhvillimin e transportit ajror dhe industrisë së aviacionit, Putin tha se sanksionet kundër Rusisë janë përgatitur paraprakisht dhe se ato do të vendosen në çdo rast.
/TV Malisheva