Aktualisht në vend janë 591 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste raportohet të ketë në Komunën e Prishtinës.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në Prishtinë aktualisht janë 163 raste, Prizreni me 51 , Ferizaj me 50, Gjilani 48 dhe disa raste tjera nëpër komuna të ndryshme të vendit.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 2 raste të vdekjes dhe për 32 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë që IKShPK ka bërë thënë se dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.
“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet e panevojshme, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
/TV Malisheva